Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të Rusisë ka regjistruar dy kandidatët e parë që do të garojnë me presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komisioni miratoi kandidaturat e Leonid Slutsky dhe Vladislav Davankov, të cilat do të zhvillohen midis 15-17 marsit.
Megjithatë, vlerësohet se asnjëri kandidat nuk paraqet një sfidë të rëndësishme për Putinin, i cili ka mbizotëruar politikën ruse që kur u bë president në vitin 2000.
Të dy partitë e tyre parlamentare kanë qenë kryesisht mbështetëse të legjislacionit të mbështetur nga partia e bazës së pushtetit të Putinit, Rusia i Bashkuar.
Slutsky, si kreu i komitetit të punëve të jashtme të dhomës së ulët të parlamentit, ka qenë një mbështetës i shquar i politikës së jashtme të Kremlinit. Në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018, kandidati i partisë së tij mori më pak se 6% të votave.
Ndërkohë, Davankov është nënkryetar në dhomën e ulët të parlamentit, Duma. Partia e tij u krijua në vitin 2020 dhe mban 15 vende në dhomën prej 450 anëtarësh. /Telegrafi/