Telegrafi

Dy kamarierë sulmohen me thikë nga tre persona në një lokal në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë, me ç’rast tre persona të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy kamarier, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor.

Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/