Site icon Telegrafi

Dy javë xhirime pa u ndalur dhe vazhdon të duket tërheqëse dhe në top formë, Rita Ora: Gjithçka ia vlen

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja Rita Ora është një personazh i ndjekur nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga aktivitet muzikore apo edhe jeta e përditshme e saj.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Rita publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar se si duket ajo pas dy javësh pune intensive me xhirime të pandërprera.

Megjithëse e lodhur, këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive dhe ende në formë, teksa tërheq vëmendje me sharmin e saj.

Në përshkrimin e fotografisë, Ora shkruan se para se gjithash gjithë ky mund për këto dy javë, ia vlen për befasinë e radhës që ajo ka përgatitur për fansat.

Raportohet se pop ylli shqiptaro-britanik përfundoi turneun e saj të suksesshëm “Phoenix” gjatë këtij muaji në Francë, pas një sërë koncertesh të suksesshme në mbarë botën. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version