Site icon Telegrafi

Dy javë pasi u bë nënë, Gjira: Duke provuar të kthehem në formë

Gjira, foto:Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, ditë më parë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Maël.

Pas lindjes së fëmijës, ajo ka sjellë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, teksa thotë se ndjehet e bekuar me të birin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjira Kajtazi

Siç çdo femër tjetër, edhe Gjira dëshiron t’i heqë kilogramët e tepërt pas lindjes dhe këtë duket se do ta bëjë duke dalë për të ecur me djalin e saj.

“Duke provuar të kthehem në formë, dy javë pas lindjes së djalit”, ka shkruar ajo në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Reperja, e cila është e njohur për tekstet e saj kundërthënëse, para dy muajve është rikthyer në muzikë me këngë të re, “AUA”, të cilën e solli vetëm në versionin audio.

Gjira, pritet që në muajt në vazhdim të publikojë edhe projekte të tjera muzikore për të gjithë fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version