Site icon Telegrafi

Dy javë nga lansimi, albumi “You & I” i Rita Orës vazhdon të jetë në Top 10 albumet më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këtë muaj publikoi albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, “You & I”.

Albumi i cili është si një lloj ditari personal për Ritën, sjell plot këngë që marrin frymëzim nga jeta dhe karriera e saj.

“You & I” ka rezultuar mjaft i suksesshëm në top listat ndërkombëtare – e në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar – vendi ku Rita pati debutimin e saj global.

Kopertina e albumit “You & I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngëtarja ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku shihej në studio duke incizuar për këngë të reja, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj se ndjehej e kënaqur me suksesin e albumit.

Lexo po ashtu Rita Ora kundërpërgjigjet për komentet negative që ka marrë për lidhjet e shumta: Po pres që një mashkull që ka pasur shumë të dashura, të kritikohet si unë

“’You & I’ është i gjashti në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht. Është një ëndërr të jesh në top dhjetëshe, kështu që faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer në gjithë këto vite. Jam shumë me fat që jam kthyer në studio duke bërë më shumë muzikë. Këtu për më shumë këngë të reja”, shkroi Ora në InstaStory.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Albumi ka gjithsej 12 këngë, prej të cilave me klipe janë vizualizuar tri prej tyre: “You Only Love Me”, “Don’t Think Twice” dhe “Praising You” me FatBoy Slim.

“You & I” iu pason dy albumeve shumë të suksesshme të këngëtares nga Kosova që ajo ka nxjerr më parë përgjatë karrierës së saj, përkatësisht “Phoenix” në vitin 2018 dhe “ORA” në vitin 2012. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)
Exit mobile version