Site icon Telegrafi

Dy ish-lojtarët e Kosovës janë pajisur me licencë A të UEFA-s, gati për profesionin e trajnerit  

Dy ish-lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Ilir Berisha janë pajisur me licencën A të UEFA-së. 

Dyshja që kanë bërë karrierë për Kosovën kanë filluar kohë më parë zejen e trajnerit në kategori të reja.  

Tani më të dy janë pajisur me licenca A të UEFA-s, gjë që e kanë bërë të ditur përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale. 

Rashkaj ka qenë kapiten i Kosovës në ndeshjet e para zyrtare, ndërsa ka bërë karrierë për klube si Halmstad, Sandes Ulf, Eskilstuna, Prishtina, Seinajoki dhe Orgryte. 

Ai ka 12 ndeshje të zhvilluara me ‘Dardanët’ dhe është një nga lojtarët më të dashur që ka veshur fanellën e Kosovës. 

Në anën tjetër, Ilir Berisha e ka nisur karrierën në Kosovë te Prishtina ku luajti për disa vite para se të kalonte në Suedi ku luajti për Orebron, Geflen, Vasteras, Ljungskile dhe Kartlstad.  

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe te Feronikeli dhe Flamurtari i Vlorës. /Telegrafi/  

Exit mobile version