Site icon Telegrafi

Dy humbjet më të thella në histori të Barcelonës – ajo ndaj Bayernit është për t’u harruar

Humbja 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk ishte disfatat më e thellë që Barcelona e ka pësuar në histori.

Në mbrëmjen e së premtes në Estadio da Luz, ishte hera e parë pas 74 vitesh që Blaugranasit pësojnë një humbje kaq të thellë – pasi një e gjë e tillë u kishte ndodhur edhe ndaj Sevillës në Kupën e Mbretiti në vitin 1946.

Mirëpo, Bavarezët ishin larg t’i shkaktonin Barcelonës humbjen më të thellë në histori, pasi në vitet 1940’ta kishte humbur dy herë me rezultat 11-1.

Disfata më turpëruese e pranuar nga skuadra katalunase ishte ajo ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit, kur ishte mposhtur 11-1 në vitin 1943.

Në ndeshje e parë të gjysmëfinales, Barcelona kishte fituar 3-0, por në të dytën, ata u shpartalluan, duke humbur 11-1.

Tri vite më herët, Blaugranasit ishin mposhtur me rezultat të njëjtë nga Sevilla në një takim në La Liga.

Një humbje tjetër të thellë, katalunasit e kishin pësuar edhe në vitin 1935, kur ishin mposhtur 8-2 nga Real Madridi, me Fernando Sanudo, që kishte realizuar katër gola. /Telegrafi/

 

Exit mobile version