Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të grabitjeve në Prishtinë.
Në Polici, dy meshkuj kanë njoftuar se persona të panjohur e kanë grabitur arkën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të mërkurën në ora 13:15.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.
Rasti tjetër është raportuar po të mërkurën në Prishtinë, në ora 19:45.
“Viktima femër kosovare raporton se një person i panjohur ia ka marrë çantën nga krahu dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Nuk njoftohet për të lënduar. /Telegrafi/