Telegrafi

Dy gra ngacmohen seksualisht nga një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Të martën dy gra kanë njoftuar se janë ngacmuar seksualisht nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Më 30.07.2024 dy ankueset femra kosovare kanë njoftuar se janë ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/