Interi ka fituar në fund ndaj Pescaras me rezultat 2-1, falë dy golave të sulmuesit kryesorë të tyre, Mauro Icardit.
Djelmoshat e Frank De Boer kanë arritur të sigurojnë fitoren e parë pas tre ndeshjeve në Serie A, duke mposhtur në udhëtim Pescaran me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Frank De Boer, por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë.
Kështu, me rezultat të bardhë skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e Interit, që iu ofruan golit me Mauro Icardin e Antonio Candreva, por portieri vendas ia mohoi.
Kur u duk se Interi do të kaloj në epërsi atëherë ndodhi e kundërta, pasi Pescara gjeti golin me zëvendësuesin Jean-Christophe Bahebeck, i cili shënoi vetëm katër minuta pas inkuadrimit.
Goli i sulmuesit francez erdhi në minutën e 63-të pas asistimit të Zampanos.
Pas këtij goli, Interi u hodh furishëm për të kërkuar golin e barazimit dhe pas zëvendësimit të trefishtë e gjeti edhe golin.
Ishte i përhershmi, Mauro Icardi, i cili shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur me kokë pas harkimit të Ever Banegas.
Deri në fund të takimit, Interi rriti sulmet për të kërkuar golin e fitores dhe e gjeti përsëri me sulmuesin e saj kryesor Mauro Icardin, i cili shënoi pas minutës së 90-të një gol të bukur nga afërsia duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij. /Telegrafi/
Bahebeck debut goal for Pescara #PescaraInter pic.twitter.com/1EAw6HmFuO
— Scot Munroe (@scot_munroe) September 11, 2016
GOAL Icardi!! Pescara 1-1 Inter pic.twitter.com/ZjjBNmqLn0
— Serie A News (@TransfersCalcio) September 11, 2016
This strike, from captain Icardi surely gives Inter all three points. #PescaraInter pic.twitter.com/QGXr8GOpoa
— Total Italian Football (@SerieATotal) September 11, 2016