Telegrafi

Dy gola të tjerë në Sardegna, Inter po udhëheq me një mrekulli nga Banega(Video)

Janë shënuar edhe dy gola të tjerë në sfidën mes Cagliarit dhe Interit.

Pasi mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 34-të nëpërmjet Ivan Perisic, kanë arritur ta dyfishojnë ata.

Ishte asistuesi i golit të parë, Ever Banega që shënoi për 0-2 në minutën e 39-të të ndeshjes nga gjuajtja e lirë.

Ndërkohë rezultatin e ngushtoi sulmuesi veteran i Cagliarit, Marco Boriello tre minuta më vonë.

Aktualisht ndeshja është 1-2 në të mirë të ‘Neroazzurrëve’. /Telegrafi/