Telegrafi

Dy gola të shpejtë të Juves ndaj Atalantas, i pari erdhi nga gabimi i Berishës (Video)

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Atalantas me dy gola të shpejtë.

I pari që shënoi në këtë takim ishte Federico Bernardeschi në minutën e 21-të, e gjitha kjo pas një gabimi nga Etrit Berisha.

Higuain golin ia dedikoi Andrea Barzaglit

Pas tre minutash shënoi edhe Gonzalo Higuain, i katërti sezonal për argjentinasin.

Ish-sulmuesi i Napolit u asistua nga Paulo Dybala. /Telegrafi/