Site icon Telegrafi

Dy gola të shpejtë nga Roma ndaj Milanit (Video)

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në Serie A me dy gola të shpejtë.

Goli i parë erdhi nga Edin Dzeko në minutën e 72-të, pasi gjuajta e tij u devijua paksa nga njëri prej lojtarëve kundërshtar.

Ky ishte goli i shtatë sezonal i boshnjakut, por ai ka edhe një asistim.

Pas pesë minutash shënoi edhe Alessandro Florenzi, kjo pas një topi të kthyer pas gjuajtjes së Radja Nainggolan.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Interit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version