Ashtu siç e nisi pjesën e parë, Manchester City në të njëjtën mënyrë e ka filluar edhe pjesën e dytë ndaj Real Madridit.
Në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Etihad Stadium, vendasit e kanë realizuar edhe golin e tretë.
Një harkim nga Fernandinho në zonë u prit nga Phil Foden, i cili shënoi me kokë në portën e Thibaut Courtois (53’).
Porse i menjëhershëm ishte reagimi i Los Blancos, të cilët e realizuan golin e dytë për ta ngushtuar sërish rezultatin (3-2).
Vinicius Junior bëri gjithçka vet duke e marrë topin para mesit të fushës shkoi deri te goli dhe e nënshtroi portierin Ederson (55’). /Telegrafi/
https://twitter.com/UtdInterest/status/1519047600472739841
https://twitter.com/AliRaad05/status/1519048149700071424