Telegrafi

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Real – Malaga (Video)

Real Madridi shpejt e ka rikthyer epërsinë në favor të vetin në ndeshje ndaj Malagas, të cilët shënuan të parët për barazimin e rezultatit.

Mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 18-të me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Diego Rolan.

Megjithatë, gëzimi i Malagas nuk zgjati as tre minuta, pasi Mbretërit gjeten shpejt golin e epërsisë.

Ishte mesfushori brazilian, Casemiro, i cili shënoi më kokë në minutën e 21-të për 2-1.

Goli i Casemiros erdhi pas asistimit të Toni Kroos. /Telegrafi/