Telegrafi

Dy gola të shpejtë në Meazza, Interi barazon me Icardin (Video)

Ka nisur furishëm ndeshja mes Interit dhe Udineses në ‘Giuzeppe Meazza’.

Vetëm pas 14 minutave lojë mysafirët kanë gjetur golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi Lasagna që shënoi në portën e Handanovicit për 0-1.

Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se një minut.

Kapiteni i Interit, njëherit golashënuesi më i mirë i skuadrës, Mauro Icardi barazoi rezultatin në 1-1.

Icardi në golin e barazimit u asistua mirë nga Antonio Candreva. /Telegrafi/