Manchester City e ka fituar përballjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përballë Paris Saint-Germainit me rezultat 2-1.
Skuadra franceze e filloi mjaftë furishëm takimin, duke bërë që në start presion mbi Citizens.
Mundi i madh i tyre u shpërblye pas vetëm 15 minutash, duke shënuar golin e parë.
Oui Monsieur ! ♥️#PSGMCI | #UCL pic.twitter.com/m4AhvLrb7W
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 28, 2021
Ishte Angel di Maria që harkoi për mrekulli në zonë, derisa aty ishte Marquinhos që shënoi me kokë.
City tentoi që të ngjallej nga ky gol i pranuar, derisa shansin më të mirë për ta e kishte Phil Foden, që nuk arriti të mposhtë Keylor Navasin në minutën e 41-të.
HALF TIME | Trailing at the break.
🔴 1-0 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/whjgOV1p3N
— Manchester City (@ManCity) April 28, 2021
45 minutat e dytë ishin edhe më të zjarrtë, pasi skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola shënoi dy herë, për të përmbysur rezultatin.
Ishte minuta e 64-të, kur Kevin de Bruyne pranoi një asistim nga Oleksandr Zinchenko, për të shënuar për 1-1.
63. City look much more themselves now with @DeBruyneKev going for the spectacular with the overhead kick – what a goal that would've been! 🤯
🔴 1-0 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/5FuBkT8spB
— Manchester City (@ManCity) April 28, 2021
Mirëpo, Citiznes fituan edhe më shumë zemër nga ky gol dhe shënuan edhe të dytin me anë të Riyad Mahrez (71’), që bëri një goditje fenomenale nga gjuajtja e lirë.
Lajmi edhe më i keq për PSG-në erdhi kur Idrissa Gueye bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gudoganit, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.
78. Idrissa Gueye is sent off, PSG have 10!
🔴 1-2 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) April 28, 2021
Natyrisht se kjo fitore 2-1 e Cityt, do ta vë atë si favoritë në takimin e dytë që zhvillohet të martën e javës së ardhshme në Etihad Stadium. /Telegrafi/
PSG TAKE THE LEAD MARQUINHOS GOAL https://t.co/vikz5wEuL0
— 🇸🇻🇺🇸 (@losb1ancos) April 28, 2021
https://twitter.com/swipe011/status/1387504710157053952
https://twitter.com/FUT21News/status/1387504523011313664