Bekim Balaj ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në elitën e futbollit rus.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar një gol të bukur në përballje me Zenitin në minutën e 34-të.
Vetëm katër minuta më vonë, Balaj realizoi edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Aktualisht ndeshja Terek Grozny – Zenit St Petersburg po luhet në pjesën e parë dhe është rezultati i 2-1 në të mirë të vendasve.
Me këta dy gola ndaj Zenitit, Balaj është ngritur në kuotën e tetë golave në kampionatin rus. /Telegrafi/