Telegrafi

Dy gola nga Cikalleshi, shpëton nga humbja Osmanlispori

Sokol Cikalleshi ka shënuar një dygolësh në kampionat për skuadrën e Osmanlisporit, duke e ndihmuar këtë të fundit të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në transfertën ndaj Goztepesë.

Sulmuesi kavajas u fut në fushë në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59’.

Vendasit kaluan sërish në minutën e 84-t, por ishte sërish Cikalleshi, që në minutën e 6 shtesë ekzekutoi një penallti, duke shënuar golin e dytë personal dhe atë me vlerën e barazimit për skuadrën e tij.

Cikalleshi ka shënuar 4 gola në kampionat, për skuadrën e Osmanlisporit, që kur u transferua në fund të verës së 2017-ës.