Real Madridi ka zhvilluar lojë të mrekullueshme në pjesën e parë të sfidës së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Los Blancos e dominuan fraksionin e parë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, ku i shënuan dy gola.
Pas fillimit të kujdesshëm në minutat e para, Vinicius Junior nuk e shfrytëzoi si duhet një pasim nga Ferland Mendy, ashtu që nuk arriti të shënonte.
Porse ndryshe ndodhi në minutën e 27-të kur Toni Kroos dërgoi një harkim të përsosur nga largësi dhe e nxori brazilianin të vetëm para portierit, ai duhej vetëm ta pranonte topin dhe të godiste, ndërsa pikërisht këtë e bëri.
Një mundësi të mirë në vazhdim e pati Karim Benzema që nuk u shfrytëzua siç duhej. Megjithatë, Marco Asensio u kujdes për golin e dytë duke e kaluar me parabolë Alissonin dhe duke shënuar (36’).
Rastet nuk munguan për vendasit edhe në minutat e mbetura, derisa Liverpooli nuk pati asnjë goditje drejt portës së Realit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1379516336632647682
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1379518692422254598