Telegrafi

Dy gola, asiston dhe thyen rekordin e Peles – Ronaldo ‘shpërtheu’ në triumfin e Juventusit ndaj Udineses

Juventusi ka fituar 4-1 ndaj Udineses në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Udinese kaloi fillimisht në epërsi pas vetëm 11-të minutash lojë, mirëpo VAR e anuloi golin e Rodrigo De Paul që kishte luajtur me dorë.

Ishte minuta e 31-të, kur Cristiano Ronaldo përfitoi nga një gabim i skuadrës mysafire dhe shënoi një gol të bukur.

Lexo po ashtu Ronaldo e fillon vitin 2021 me një super gol te Juventusi

45 minutëshi sërish ishte i dominuar nga Zonja e Vjetër që arriti të shënonte golin e dytë me anë të Federico Chiesas me një asistim të Ronaldos.

Aaron Ramsey (52′) shënoi për 3-0, mirëpo gëzimi i tij u ndërpre, pasi VAR sinjalizoi për lojë me dorë nga uellsiani.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk u ndal me kaq dhe arriti të realizonte golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 70-të.

Lexo po ashtu Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit - Ronaldo ia thyen rekordin Peles

Me këtë gol, 35-vjeçari është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka thyer rekordin e Peles që kishte 757 gola, derisa portugezi ka një më shumë tani.

Udinese gjëja e vetme që arriti të bënte ishte të shënonte në minutën e 90-të me anë të Marvin Zeegelaar për 3-1.

Por, kampioni në fuqi nuk u ndal dhe arriti të realizonte edhe golin e katërt me anë të Paulo Dybalas (90+4′). 

Pas javës së 15-të, Juventusi është në vendin e pestë me 27 pikë, derisa në xhiron e 16-të do të takohen me Milanin. /Telegrafi/