Site icon Telegrafi

Dy gjigantët italianë pas Biglias

Mesfushori i Lazios është duke u kërkuar prej shumë klubeve të mëdha evropiane.

Në mesin e tyre janë edhe dy gjigantët italian, përkatësisht rivalët lokal, Inter dhe Milan.

Sipas medieve italiane, Milan dhe Inter janë të gatshëm paguajnë rreth dhjetë milionë euro për shërbimet e argjentinasit.

Kujtojmë se Rosonerrët dhe Nerazurrët edhe në të kaluarën kishin rivalitet në blerjen e futbollistët, ku më i fundit ishte për mesfushorin Geferson Kondogbian, i cili në fund pranoj të veshë fanellën e Interit.

Vlen të theksohet se mesfushori lacial në tregun e futbollistëve sipas transfermark.de ka vlerë prej 17 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version