Site icon Telegrafi

Dy gjigantët e Ligës Premier projektojnë transferimin e Mbappes

Chelsea dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain, sipas raportimeve në Angli.

E ardhmja e francezit në Paris është e pasigurt pasi ai zbuloi se nuk do të rinovonte kontratën e tij me klubin.

Blutë i janë bashkuar Manchester United në garën për nënshkrimin e 24-vjeçarit.

Lexo po ashtu Vendimi i papritur nga Mbappe – nuk do ta aktivizojë opsionin e vazhdimit të kontratës me PSG-në, klubi duhet ta shesë

Interesi i United mund të varet nga kush fiton garën e pronësisë së klubit, me një raportim që pretendon se Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani i Katarit ka fituar garën për të blerë klubin.

PSG nuk do të lejojnë që ylli i tyre të largohet falas, me vendimin e tij për t’u larguar duke shkaktuar një tollovi në klub.

Sipas The Times, nëse kampioni i Ligue 1 detyrohet ta shesë, ata do të shpresojnë të bien dakord për një shumë të majme.

Marrëveshja e Mbappes me PSG-në, thuhet se vlen më shumë se mbi 500 milionë euro, zgjat deri në vitin 2024 dhe ka një opsion për t’u zgjatur deri në 2025, gjë që ai zbuloi se nuk do ta bënte pasi t’i dërgonte klubit një letër zyrtare.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain i cakton çmimin Mbappes

Real Madridi do të ishte favoriti për të nënshkruar me Mbappen këtë verë duke pasur parasysh pranimin e tij se është një tifoz i madh i tyre.

Rasti për gjigantët spanjollë është forcuar edhe nga largimi i Karim Benzemas, i cili u largua nga Madridi për në Al-Ittihad.

Një raportim i fundit sugjeroi se Mbappe mund t’i bashkohet skuadrës së Erik ten Hag si pjesë e një marrëveshjeje të bujshme shkëmbimi me Jadon Sancho. /Telegrafi/

Exit mobile version