Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, është gati ta shes sulmuesin Victor Osimhen – por për një çmim që ai i ka vënë.
Tuttosport shkruan se Napoli nuk do ta lejojë Osimhenin të largohet për më pak se 100 milionë euro.
Nigeriani ka qenë i lidhur me Man United në muajt e shkuar, pas formës së mirë të kaluar në Serie A.
Ai ka shënuar 18 gola sezonin e shkuar, ndërsa ka pesë gola në nëntë ndeshje në këtë sezon.
Chelsea ka shtuar interesimin së fundmi për të dhe pritet të jetë një garë e fortë mes Manchester United për nigerianin./Telegrafi/