Florian Wirtz, sulmuesi i talentuar i Bayer Leverkusen, po tërheq interes të madh nga disa klube të mëdha.
Listës së klubeve të interesuara i prijnë emra si Bayern Munich dhe Real Madrid.
Bavarezët thuhet se është i prirur ta blejë atë për rreth 100 milionë euro, që është më i afërti me çmimin fillestar prej 150 milionë eurosh të vendosur nga Bayer Leverkusen.
Po ashtu, Real Madridi mbetet në garë të fortë për Wirtz dhe thuhej madje se ka edhe para-kontratë.
Wirtz ka pasur një fillim mbresëlënës të sezonit, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e Leverkusenit me 17 gola dhe 20 asistime në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij e kanë bërë atë një lojtar kyç si për klubin e tij ashtu edhe për Gjermaninë./Telegrafi/