Duhet të kursesh nëse do të blesh diçka
Shumë prindër harrojnë t’u shpjegojnë fëmijëve se çfarë duhet të bëjnë me paratë që u jepen dhe ata e marrin për të mirëqenë se mund t’i shpenzojnë menjëherë.
Që në moshën 3-vjeçare jepini fëmijëve paratë e tyre të përditshme. Krijojini arka kursimi të tejdukshme (aspekti vizual është i rëndësishëm për fëmijët) ku të ndajnë paratë për shpenzimet e shpejta dhe ato që do të kursejnë, transmeton Telegrafi.
Kur të jeni duke bërë pazar, pyetini çfarë duan dhe për gjërat e vogla si ëmbëlsirat, thuajuni se mund t’i blejnë me paratë që kanë për shpenzimet e shpejta.
Për gjërat më të shtrenjta, si biçikleta, shpjegojini se duhet të kursejnë përditë nga pak për ta blerë vetë atë që dëshirojnë.
Njerëzit i fitojnë paratë në punë
Fëmijët duhet të kuptojnë se paratë nuk bien nga pemët, shkruan Anabel. Do të kuptoni se fëmija duhet të fillojë të njohë punën në kohën që fillon të ankohet se do më shumë para dhe kjo ndodh rreth moshës 3- vjeçare.
Flisni me të për profesionin tuaj dhe pyeteni se çfarë do të bëjë kur të rritet.
Nëse për shembull fëmija thotë se do të bëhet veteriner, caktojini detyra të vogla si ushqimi, larja apo shëtitja e kafshës shtëpiake dhe jepini një shumë të vogël parash, krahas atyre që merr përditë, për t’i treguar se puna shpërblehet. /Telegrafi/