Telegrafi

Arijan Qollaku dhe Albion Avdijaj përleshen me reprezentuesin zviceran në ndeshjen Grasshopper – Basel (Video)

Der Grasshopper Albion Qoallaku, links, und der Basler Renato Steffen, rechts, schauen sich in die Augen beim Fussballspiel der Super League Grasshopper Club Zuerich gegen den FC Basel im Stadion Letzigrund in Zuerich am Sonntag, 17. Dezember 2017 (KEYSTONE/Walter Bieri)

Kampioni aktual i Zvicrës, Basel ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Grasshopperi.

Derbi i madh zviceran ka përfunduar në të mirë të kampionëve në fuqi me rezultat të pastër 0-2.

Por në minutën e 76-të, ndodhi një përleshje mes futbollistëve në fushë.

Mbrojtësi shqiptar, Arijan Qollaku u fut në zonën e Baselit dhe u pengua nga reprezentuesi zviceran Renato Steffen.

Arijan Qollaku dhe Renato Steffen

Gjyqtari nuk akordoi penallti dhe dy futbollistët e lartpërmendur filluan të përleshen mes vete.

Në ndihmë Qollakut i erdhi edhe sulmuesi tjetër shqiptar Albion Avdijaj që e largoi Steffenin.

U desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të të dy futbollistëve për tu qetësuar gjakërat në fushë.

Gjithsesi gjyqtari kryesor i ndeshjes pasi u qetësua situata i ndëshkoi me karton të verdhë si Qollakun ashtu edhe Steffenin. /Telegrafi/