Site icon Telegrafi

Dy futbollistët e Shqipërisë u ndaluan nga UEFA për testin anti doping

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Izrael, UEFA ka ndaluar dy futbollistët shqiptarë.

Ishte portieri i inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Alban Hoxha që priti penalltinë e shkaktuar nga Etrit Berisha.

Hoxha u ndalua për të bërë testin dhe këtë e deklaroi edhe pas ndeshjes.

“Nuk e takova Berishën. Nuk e di çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Isha duke bërë testin antidoping dhe tani sapo u lirova”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkohë përveç portierit të Partizanit, nga UEFA është ndaluar edhe mesfushori Odise Roshi. /Telegrafi/

Exit mobile version