Kombëtarja e Shqipërisë është duke u bërë gati për sfidën e rëndësishme ndaj Maqedonisë.
Në fakt ky do të jetë takimi i parë për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.
Kuqezinjtë llogaritën favoritë në këtë përballje, mirëpo Maqedonia di të jetë një ekip i rrezikshëm.
Për këtë trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka në mendje dy formacione të mundshme për këtë përballje.
I pari është me dy sulmues por duket pak i mundshëm, pasi jashtë tij mbesin lojtarë të rëndësishëm si Lenjani, Abrashi apo Xhaka.
Ndërkohë i dyti pritet të jetë i zakonshëm me 4-1-4-1 me Sadikun në sulm dhe në balotazh mes Taulant Xhakës dhe Migjen Bashës. /Telegrafi/