Telegrafi

Dy formacionet e mundshme të PSG-së me transferimet e fundit

Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germian mund të themi se ishte njëri ndër fituesit e këtij afati kalimtar me marrëveshjet që bëri.

Suksesi i tyre më i madh ishte mbajtja e Neymarit në skuadër, pasi kërkohej me shumë ngulm nga Barcelona dhe Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Një tjetër sukses i tyre ishte edhe huazimi i Mauro Icardit në minutat e fundit të afatit kalimtar veror nga Interi me opsion për ta blerë në fund të sezonit.

Al-khelaifi, presidenti i PSG-së

Transferimi i radhës ishte edhe Ander Herrera në fillim të kësaj vere nga Manchester United me parametra zero.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Mauro Icardit si lojtar i PSG-së

PSG në ditën e fundit të transferimeve arriti t’i sillte në skuadër edhe dy portierë si, Keylor Navas dhe Sergio Rico.

Tjera transferime ishin edhe Idrissa Guye nga Evertoni, Pablo Sarabia prej Sevillës, Marcin Bulka nga Chelsea. /Telegrafi/

Formacioni i parë:

Formacioni i dytë: