Site icon Telegrafi

Dy femrave në Prishtinë ia grabisin kuletat dhe telefonat

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë, ku dy femrave në Prishtinë i janë grabitur telefonat dhe kuletat.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 11:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/

Exit mobile version