Site icon Telegrafi

Dy femra shqiptare kapen me armë dhe drogë në Itali

Mediat italiane kanë dhënë detaje nga një operacion i policisë italiane që ka çuar në pranga 2 gra shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në Santeramo pasi në shtëpinë e tyre u gjet kokainë. Emrat e të arrestuarave nuk bëhen të ditur por mosha e tyre është 71 dhe 21 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesa është gjetur një sasi e madhe armësh dhe droge. Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën e rreth 100 mijë euro.

Është gjetur edhe 4.35 kg heroinë ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë si dhe 8 gr marijuanë. Gratë akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, shkruan lapsi.al.

Exit mobile version