Ky është momenti kur dy familje në hasmëri përleshen fizikisht në varrezat e qytetit britanik Swansea të Britanisë, duke përdorur sëpata e hanxharë para familjeve që po varrosnin më të dashurit e tyre.
Pamjet shfaqin një burrë duke ndjekur dikë tjetër me furgonin e tij, derisa lëvizte me shpejtësi të madhe pranë civilëve që kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit më të dashurve, transmeton Telegrafi.
Këto dy familje nuk kursejnë asgjë, përdorin hanxharë e sëpata e deri te shkopinjtë e metaltë e të drurit, me të cilët gjakosën njëri-tjetrin.
Në anën tjetër, policia britanike ka bërë të ditur se shtatë persona të përfshirë në rrahje tashmë janë arrestuar, ndërsa janë në kërkim edhe të disa tjerëve.
Nga kjo përleshje dy persona janë lënduar rëndë, përfshirë një adoleshent që u dërgua në spital pasi ishte therur me thikë.
Gjithçka nisi derisa këto dy familje ishin në varreza për të përcjellë në banesën e fundit më të dashurit e tyre, dhe aty pas një përplasje verbale eskaloi situata. /Telegrafi/