Policia Kufitare e Vlorës iu ka ardhur në ndihmë dy familjeve nga Kosova që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e së mërkurës, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për y familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje,” shton policia, duke shtuar se shërbimet e policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/