Telegrafi

Dy emra të njohur për stolin e Milanit

Milan është i interesuar që të ofrojë trajner në verë dhe emrat më të përfolur janë Unai Emery dhe Manuel Pellegrini.

Rossonerët vazhdojnë të jenë në bisedime me investitorët kinez, ndërsa deri më 15 qershor gjithçka pritet të finalizohet.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, ka filluar bisedimet me Unay Emeryn dhe Manuele Pellegrinin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Të dy trajnerët edhe më parë kanë qenë të lidhur me një kalim te Milani, por ardhja e investitorëve e bënë edhe më të vërtetë lajmin.

Milani duhet të bëjë me konkurrencën e Evertonit, pasi edhe skuadra angleze është e interesuar për të dy trajnerët. /Telegrafi/