Telegrafi

Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas me 474 gola, por janë dy ekipe të cilave Messi nuk ka arritur t’iu shënojë gol asnjëherë.

Legjenda e Barcelonës ka luajtur ndaj 40 klubeve të ndryshme gjatë kohës së tij në La Liga dhe ka arritur të shënojë të paktën një gol ndaj 38 prej tyre.

Mirëpo, janë dy ekipe ndaj të cilave, Messi nuk ka arritur që ta gjejë dot rrugën e rrjetës.

Xerez CD

 

Këto ditë, Xerez do ta gjeni duke garuar në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll, por në sezonin 2009/2010, ata po luanin në La Liga.

Koha e tyre në La Liga ishte e shkurtër pasi ata e përfunduan sezonin 2009/2010 në fund të tabelës, me vetëm 34 pikë të grumbulluara.

Barcelona mori dy fitore ndaj tyre gjatë atij sezoni, por Messi nuk ia doli që të shënojë në asnjërën prej atyre ndeshjeve.

Murcia

Messi është ballafaquar me Murcian në La Liga në vetëm një rast, që ishte në vitin 2008. Kjo ndeshje ishte e fundit për sezonin 2007/2008, dhe njëkohësisht e fundit për Frank Rijkaard në krye të blaugranasve.

Teksa Messi nuk u fut në listën e golashënuesve, ai ‘rrëmbeu’ tituj e ballinave pasi dhuroi dy asistime në fitoren me rezultat 5-3 të Barcelonës në udhëtim.

Sezoni 2007/2008 në përgjithësi ishte një për t’u harruar për Barcelonën, pasi klubi përfundoi në pozitën e tretë në La Liga dhe humbën në gjysmëfinale të Copa Del Rey dhe Ligës së Kampionëve./Telegrafi/