Berat Gjimshiti pritet të largohet nga Atalanta gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka hapësirat e duhura dhe ka vendosur të largohet.
Ndërkohë interesim të madh për të ka shfaqur skuadra e ngjitur në Serie A, Crotone.
Por përveç Crotones në garë është futur edhe Avelino që bënë gara në Serie B.
Largimi nga Atalanta do të thoshe një vend në formacionin bazë për Gjimshitin tek Crotone ose Avelino.
Gjatë këtyre ditëve pritet që mbrojtësi nga Tërnoci të vendos për të ardhmen e tij. /Telegrafi/