Dy ndeshje nuk u zhvilluan në fundjavën që shkoi në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Duelet nuk u zhvilluan për arsye se vendi ynë u godit nga reshje të dendura të borës dhe skuadrat e kishin të pamundur të krijonin kushte për lojë.
Kështu, komisioni i garave vendosi që derbi Prishtina – Drita, përballja Feronikeli ’74 – Liria, të luhen sot (27 nëntor) nga ora 13:00.
Skuadra nga Gjilani do tentojë t’i barazojë pikët me Llapin që gjendet në vendin e dytë me 28-të, ndërsa Prishtina është në të pestin me 18 sosh.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 dhe Lira synojnë të largohen nga zona e kuqe, e që do të jetë një duel vërtetë interesant.
Kujtojmë de Fushë Kosova dhe Dukagjni, që po ashtu u shtyen për shkak të motit, do të zhvillohet të martën (28 nëntor) në Lipjan. /Telegrafi/