Kuba ka shpallur dy ditë zie për të nderuar 100 personat që humben jetën dje nga rrëzimi i një aeroplani.
Autoritetet kuban e kanë njoftuar se është gjetur njëra nga kutitë e zeza, e cila po studiohet për të mësuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit.
Nga aksidenti i djeshëm ajror kanë mbijetuar tri gra, te cilat po trajtohen në një spital në Havanë, por gjendja e tyre është kritike.