Dy ditë pasi u mor i pandehur për dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi është rikthyer në Gjykatën e Posaçme. Apeli i kësaj gjykate shqyrton sot kërkesën e tij dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Dy ditë më parë, më 11 shtator, ish-kryeministri Sali Berisha, u mor i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”, ku prokurorët i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.
Për këtë aferë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash iu komunikuan edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Ndërsa dje u morën të pandehur edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja. SPAK vlerësoi t’i komunikojë Bektashit akuzën e “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërore” dhe “pastrim të parave”, ndërsa Begesë akuzën e “pastrimit të parave”.