Telegrafi

Dy britanikë bien nga luhatësja gjigante, përplasen direkt në asfalt – pjesëmarrësit filmojnë momentin rrëqethës

Ajo që do të duhej të ishte një përvojë e bukur, u shndërrua në tmerr për pjesëmarrësit e një festivali në Britani të Madhe që u organizuar nga Universiteti i Chesterit.

Gjatë 27 marsit, ishin organizuar lojëra të ndryshme dhe në mesin e tyre ishte edhe luhatësja gjigante nga e cila fluturuan dy persona, dhe u përplasën me fuqi të madhe për asfalti, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e kësaj ata humbën vetëdijen dhe pësuan lëndime trupore, ndërsa pjesëmarrësit mbetën të habitur me atë që ndodhi para syve të tyre.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur nga luhatësja gjigante në Cheshire të Britanisë së Madhe, bien në asfalt dy të rinj që përplasen direkt dhe humbin menjëherë vetëdijen.

Aty edhe filloi kaosi, ku pjesëmarrësit e tjerë filluan të vrapojnë në  të gjitha anët nga frika se edhe ata mund ta pësojnë. /Telegrafi/