Viti 2018 ka nisur mjaft mirë për këngëtaren Argjentina Ramosaj, e cila ka publikuar tri projekte muzikore brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Me dy bashkëpunime dhe një këngë solo, ajo ka mundur të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Projekti “A ma jep”, i cili ka rreth katër javë që është bërë pjesë e “The Top List”, vazhdon të jetë ende në klasifikim, ku për këtë javë renditet në vendin e 99-të, duke humbur 10 pozicione nga java e kaluar, transmeton Top Channel.
Ndërsa kjo javë ka rezultuar jo aq e suksesshme për bashkëpunimin e saj me Vig Poppan, “Bad Boy”, duke mbetur jashtë renditjes.
Pavarësisht kësaj, një tjetër këngë e Argjentinës i është shtuar listës zyrtare të “Top Awards” dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e artistes me Seven Saraçin, “Pa ty”.
Kjo këngë ka rezultuar mjaft pozitive që në momentin e parë të publikimit, e cila jo vetëm është futur në listë, por është renditur mjaft mirë.
Falë mbështetjes së fansave, ky bashkëpunim për këtë javë mban vendin e 76-të.
https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ