Dy azilantë rrihen mes vete në Qendrën e Azilit në Vranidoll.
Si pasojë e lëndimeve, njëri prej azilantëve është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Policia, në ora 19:27, është lajmëruar për një rast në ‘Qendrën e Azilit’ në Vranidoll. Njësitet policore të SP ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur rastit. Dyshohet se dy azilant janë përfshirë në një zënkë. Njëri prej tyre është nisur për tretman mjekësor për në QKUK-në, tjetrit të lënduar më pak, po i ofrohet ndihma mjekësore në stacion.
Policia do ta trajtojë rastin dhe në koordinim me prokurorin do të procedohet tutje.