Telegrafi

Dy avionë të Forcave Ajrore përplasen për njëri-tjetrin në Gjermani, autoritetet në kërkim të pilotëve të cilët kanë kërcyer (Video)

Dy avionë të Forcave Ajrore u përplasën në qiell në një pjesë të largët të Gjermanisë veriore, duke rënë dhjetë kilometra larg njëri-tjetrit dhe duke shkaktuar zjarre në pyje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e emergjencës janë nxituar në liqenin Fleesensee, pranë Malchow, ku dyshohet se ka ndodhur aksidenti midis dy avionëve të Luftwaffe Eurofighter.

Për fat të mirë, pilotët e dy aeroplanëve thuhet se mundën të largoheshin nga aeroplani, përpara se të përplaseshin, sipas një zëdhënësi të Forcave Ajrore, i cili shtoi se janë në kërkim të tyre.

Ndërkohë disa media në Gjermani kanë raportuar se rrënojat e aeroplanit kanë edhe në zona të banuara mbi bregun verior të liqenit.

Raportet deklarojnë se avionët – bazuar në bregun verior të Gjermanisë pranë Rostock – ranë në tokë pasi u përplasën. Numri i personave të lënduar në incident, nëse ka, është ende i panjohur.

Ndërsa dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se rrëzimi, i cili ishte rreth orës 14:00 lokale, shkaktoi një zhurmë të madhe. /Telegrafi/