Telegrafi

Dy astronautët e NASA-s do të kryejnë shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor – ja ku mund ta ndiqni ‘LIVE’

Dy astronautët e NASA-s do të kryejnë të martën një shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe ju mund ta shikoni atë drejtpërdrejt.

Kayla Barron dhe Raja Chari planifikojnë të dalin jashtë laboratorit orbital, duke nisur një ecje hapësinore afërsisht 6.5 orëshe, që do të bëhet për të ndihmuar në hapjen e rrugës për përmirësimet e ardhshme të rrjetit diellor.

Në videon e mëposhtme ju mund ta ndiqni eksperiencën e astronautëve drejtpërsëdrejti. /Telegrafi/