Bilall Hadërgjonaj, ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryetar komune i kësaj partie në Deçan, si dhe anëtar i asamblesë komunale dhe Shpresa Hadërgjonaj, asambleiste e VV-së, sot kanë kaluar në AAK.
Sipas një kumtese të AAK-së, ata kanë deklaruar se arsyeja e kalimit në AAK, është politika konsistente e kundërshtimit të keq-qeverisjes dhe kapjes së shtetit si dhe lëkundjet që ka pasur VV në kundërshtimin opozitar, transmeton Telegrafi.
Atyre mirseardhje në AAK u kanë dëshiruar, Blerim Kuçi, Sekretar i përgjigjithshëm, deputetit dhe kryetarit të AAK-së në Deçan, Daut Haradinaj si dhe anëtari i Kryesisë, Rasim Selmanaj,
Me daljen e dy asambleistëve të VV-së, tash AAK në Asamblenë Komunale i ka 15 asambleistë, ndërkaq të gjitha partitë tjera bashkë, 12. /Telegrafi/