Telegrafi

Dy arsyet që po e ndalojnë Real Madridin të transferojë Haalandin

Real Madridi ka vendosur të mos e transferojë Erling Haalandin në një të ardhme të afërt, raporton Marca.

Sulmuesi norvegjez është përshtatur shpejtë me futbollin e Ligës Premier, duke shënuar 18 gola dhe tri asistime në 14 xhiro.

Los Blancos janë në dijeni se nuk mund të mbështeten edhe për shumë gjatë në Karim Benzeman për shkak të moshës së tij (34 vjeçar), andaj kërkojnë një sulmues të ri.

Por, siç raporton Marca, klubi spanjoll nuk e ka synim transferimin e Haalandit, shkaku i kërkesës së tij të lartë për pagë.

Një tjetër pengesë për norvegjezin që të kalojë në “Santiago Bernabeu” është edhe lëndimet e shpeshta që i pëson.

Kështu, Real Madridi do të fokusohet në në sulmues të tjerë, siç është Cody Gakpo i PSV-së, që po shkëlqen te Holanda në këtë Kampionat Botëror.

Shumta e transferimit të tij do të ishte rreth 80 milionë euro, për dallim nga ajo e norvegjezit që është mbi 150 milionë. /Telegrafi/