Në një raport të fundit nga mediumi spanjoll SPORT, është theksuar se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po përgatitet për një ndeshje vendimtare ndaj Real Madridit këtë vikend.
Fillimisht, Flick e sheh këtë ndeshje si një mundësi të shkëlqyer për të rritur diferencën në gjashtë pikë në ligë dhe arritja e kësaj jo vetëm që do të konfirmonte progresin që ai ka bërë deri më tani me skuadrën, por gjithashtu do të gjeneronte dyshime në mendjet e lojtarëve të Real Madridit sa i përket aspiratave të tyre për titull kampioni.
Së dyti, Flick e di se triumfi në këtë takim nuk do të caktojë përfundimisht fituesin e ligës, por është një moment i madh për Barcelonën për të marrë fitoren në Madrid dhe të konfirmojë formën e saj të mirë.
Tekniku gjerman ka besim se ekipi i tij është mirë i përgatitur për të marrë pikët e plota nga ‘Santiago Bernabeu’.
Barcelona festoi tri pikë atje në mars të vitit 2022 nën urdhrat e ish-trajnerit Xavi, andaj ky është një objektiv i madh për ekipin aktual.
Trajneri beson se nisja e sezonit në këtë mënyrë do të jetë vitale në fund për të ngritur në qiell trofeun, por është edhe një siguri për fazën përfundimtare të sezonit në rast se shfaqet ndonjë lëndim i papritur dhe ata tashmë kanë një avantazh në tabelë.
Me një fitore të mundshme në ‘El Clasico’, Barcelona do të grumbullonte 30 pikë nga 33 të mundshme, një arritje e jashtëzakonshme që pak skuadra mund ta bëjnë./Telegrafi/