Telegrafi

Dy anije transportuese përplasen, rrezja prej katër kilometrave mbushet me naftë – nuk raportohet për të lënduar (Video)

Përplasja e anijeve transportuese njëra e Tunizisë dhe tjetra e Qipros, ka bërë që një sasi e madhe e naftës të derdhet në det në një hapësirë prej më shumë se katër kilometra.

Autoritet franceze dhe ato italiane kanë dërguar anijet e tyre që të ndihmojnë në pastrimin dhe sanimin e këtyre anijeve, që kanë shkaktuar dëme ekologjike, transmeton Telegrafi.

Anijet transportuese janë përplasur në Adriatik në afërsi të ishullit Corsica, duke bërë kështu që një pjesë e ujit përreth anijeve të bëhet e zezë nga derdhja e naftës.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pamjet e filmuara nga helikopteri shfaqin njërën prej anije që ka depërtuar thellë në trupin e anijes tjetër. /Telegrafi/