Dikur një futbollist i suksesshëm në futbollin kosovar, por tani e ka harruar atë zanat për t’iu përkushtuar muzikës me plot sukses.
Fjala është për këngëtarin gjilanas Eroll Murati, i cili çdo ditë e më shumë po pushton tregun e muzikës kosovare.
Djaloshi nga Gjilani njihet për bashkëpunimet e tij me këngëtarë të njohur të estradës si Meda, Labinot Tahiri, 2Ton, Afrim Muqiqi, Genta Ismajli dhe të tjerë.
I shumë kërkuar, Erolli ësht thuajse çdo natë i pranishëm në festa të ndryshme familjare, në Kosovë dhe Europë.
Në një intervistë për Telegrafin, Erolli zbuloi se është duke realizuar dy albume të reja, ku njëri nga ta do të jetë me këngë live.
“Momentalisht jam duke realizuar dy albume. Njëri nga ta do të jetë me 10 këngë dhe të gjitha do të jenë live, ndërsa do të dal në treg gjatë muajit dhjetor. Ndërsa albumi tjetër pritet të jetë gati për verën e ardhshme”, thotë Murati për Telegrafin.
Edhe pse sezona verore ka kaluar, Erolli nuk ndalet assesi duke marrë pjesë nëpër mbrëmje të ndryshme. “Aktualisht jam shumë i zënë, thash edhe më lartë rreth realizimit të albumeve por edhe me dasma dhe mbrëmje të ndryshme nëpër Evropë. Pothuajse çdo natë po kam ndonjë udhëtim nëpër Evropë apo ndonjë festë familjare për të kënduar”, vazhdon tutje Erolli.
“Në albumet që do të dalin do të ketë edhe disa bashkëpunime me këngëtar dhe këngëtare të estradës, pasi me të gjithë kam marrëdhënie të shkëlqyera, ku shpesh herë kemi kënduar së bashku”, deklaroi Murati.
Erolli është i fejuar me bukuroshen Fabiola, ndërsa së fundmi ata kanë marrë një lajm të madh, pasi do të bëhen së shpejti edhe prindër. /Telegrafi/